
Ronela Hajati ka hapur sot gjysmëfinalen e parë të “Eurovision” duke performuar e para. Këngëtarja shkëlqeu me performancën e saj, e shoqëruar nga Klaudia Pepa dhe katër balerinë italianë.

Me një koreografi të kujdesur deri në detaje Ronela kërceu së bashku me balerinët si një trup i vetëm duke dhuruar një performancë mahnitëse që ndezi skenën.

Ronela u shfaq e veshur me një body me xixa dhe një pelerinë rozë, atlete dhe flokët e kapura.



